Yamal drejt Londrës me avion privat për “Topin e Artë”, veçmas “ekspeditës” së Barcelonës

Yamal drejt Londrës me avion privat për “Topin e Artë”, veçmas “ekspeditës” së Barcelonës

23 Tetor 2026 13:20 Alfred Lleshi Lamine Yamal ka rezervuar një avion privat për të udhëtuar të hënën drejt Londrës, ku do të mbahet ceremonia e 70-të e “Topit të Artë”, organizuar nga “France Football” në bashkëpunim me UEFA-n. Sipas “Cadena COPE”, ylli i Barcelonës do të shoqërohet nga prindërit, partnerja Inés García, familjarë, miq dhe pjesëtarë të ekipit të tij të përfaqësimit. Vitin e kaluar, Yamal organizoi një festë në Paris, por u largua po atë mbrëmje, pasi çmimin e fitoi Ousmane Dembélé. Këtë herë, 18-vjeçari beson më shumë te shanset e tij për t’u shpallur futbollisti më i mirë në botë. Në ceremoni do të jetë edhe një delegacion i gjerë i Barcelonës, i kryesuar nga presidenti Joan Laporta. Për “Topin e Artë”...