VUÇIÇ SHPËRTHEN NDAJ RAMËS E BEGAJT: IMAGJINONI SIKUR NJË SERB TË THOSHTE LIRIA KA EMËR

VUÇIÇ SHPËRTHEN NDAJ RAMËS E BEGAJT: IMAGJINONI SIKUR NJË SERB TË THOSHTE LIRIA KA EMËR

Vendimi i Hagës për katër ish-drejtuesit e UÇK-së ka sjellë reagime të forta në rajon, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të liderëve shqiptarë. Në fokusin e tij ishin veçanërisht presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe kryeministri Edi Rama, por Vuçiç komentoi edhe deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe të politikanëve shqiptarë në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Vuçiç tha se kishte zgjedhur të reagonte në mbrëmje, pasi, sipas tij, dëshironte fillimisht të shihte se si do të pozicionoheshin liderët politikë të rajonit pas vendimit të gjykatës. Presidenti serb iu referua deklaratës së Bajram Begajt, i cili shprehu “trishtim të thellë” pas vendimit dhe tha se UÇK-ja nuk mund të njolloset, duke përdorur edhe sloganin...