Vuçiç shpërndan Parlamentin, Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor!
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor, njoftoi të martën mbrëma presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiç. Vuçiç i tha Radio Televizionit të Serbisë se të mërkurën në mesditë do të nënshkruajë dekrete për shpërndarjen e Kuvendit dhe për shpalljen e zgjedhjeve si rrjedhojë. Ai shprehu shpresën se pas zgjedhjeve, vendi do të dalë nga kriza. Njoftimi i tij vjen pasi një ditë më parë, Qeveria e miratoi propozimin e kryeministrit Gjuro Macut për t’i dërguar letër presidentit për të shpërndarë Kuvendin, gjë që është e nevojshme për të shpallur zgjedhje të parakohshme. Zgjedhje të parakohshme kërkojnë që nga maji i vitit 2025 studentët që mbajnë të bllokuara fakultetet dhe që për muaj me radhë kanë udhëhequr protesta kundër Qeverisë. Në...
Burimi:
javanews.al