Vuçiç: Ndërkombëtarët e kanë më për zemër Ramën sesa mua. Malazezët edhe më shumë…

Vuçiç: Ndërkombëtarët e kanë më për zemër Ramën sesa mua. Malazezët edhe më shumë…

Presidenti i dorëhequr i Serbisë ka sulmuar ashpër bashkimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës për zgjedhjet parlamentare. Në një intervistë për median Informer në Beograd, ai e quan këtë zhvillim si vepër të “armiqve të Serbisë”. “Tani për zgjedhjet, partitë shqiptare janë të bashkuara për herë të parë, sepse i bashkoi jo vetëm Kurti, por edhe të tjerë nga jashtë. Për herë të parë, të gjithë shkojnë së bashku, e vunë më të keqin dhe më të ligun midis tyre, Shaip Kamberin, në krye të listës. I bashkuan të tre partitë për të filluar çështjen e të ashtuquajturës Luginë të Preshevës dhe mendojnë se po e ngrenë atë përmes këtij mercenari të tyre, Joe Wilson. Është pikërisht ai për të cilin N1 dhe studentët...