Vuçiç i pakënaqur me 81 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit!
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç reagoi pas vendimit të shkallës së Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, duke theksuar se Serbia duhet të ruajë paqen dhe stabilitetin dhe të përballet me të kaluarën përmes dialogut. Në një konferencë për mediat Vuçiç kritikoi Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke pretenduar se vendimi nuk përfshin disa akuza dhe krime të pretenduara ndaj serbëve, ndërsa vuri në dukje se katër ish-drejtuesit e UÇK-së u dënuan gjithsej me 81 vjet burgim. Ai tha gjithashtu se vendimi nuk përfshin krime kundër njerëzimit. “E gjithë kjo nuk u mor parasysh, dhe siç thashë, këto gjashtë akuza, të cilat kanë të bëjnë me krimet më të rënda kundër njerëzimit, nuk u shpallën fajtorë. Nuk kemi...
Burimi:
javanews.al