“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido ka diksutuar në “Now” mbi vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin me 81 vite burg në total të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Bido e cilëson vendimin si absurd në aspektin juridik dhe thekson se pasojat kryesore janë politike. Ai thekson se drejtuesit e UÇK-së po trajtohen si grupe të strukturuara kriminale dhe jo si grupe çlirimtare. “Shiko, ky është një vendim i cili përtej absurditetit të tij në gjykimin tim, është një vendim i cili ka pasoja të drejtpërdrejta politike sa i përket peshës specifike të faktorit shqiptar dhe të Kosovës në marrëdhëniet e veta ndërkombëtare. Dhe ne këtu duhet të jemi të sinqertë. Ne...