Vrau dy vëllezër dhe plagosi të tretin, autori lihet në burg, zbardhet dëshmia e tij

Vrau dy vëllezër dhe plagosi të tretin, autori lihet në burg, zbardhet dëshmia e tij

Gjykata Penale ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ngushëllim Manzin, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve, Selam Islamaj, 30 vjeç, dhe Nazmi Islamaj, 48 vjeç, si dhe plagosjen e vëllait të tyre, Shefqet Islamaj, 44 vjeç. Gjatë seancës gjyqësore, avokati i Manzit, i cili më parë ka qenë punonjës i Policisë Ushtarake, ka pretenduar se konflikti mes fqinjëve kishte degjeneruar në dhunë ndaj klientit të tij dhe prindërve të tij. Sipas mbrojtjes, vëllezërit Islamaj i kishin dhunuar ata gjatë përplasjes. Shkak për konfliktin dyshohet të jetë bërë kalimi i një betoniereje, në një kohë kur në banesën e tre vëllezërve po kryheshin punime në murin rrethues. Përplasja për këtë çështje përfundoi me vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e të tretit....