Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur konkluzionet përfundimtare në dosjen e bujshme të vrasjeve të Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, të ndodhura në vitin 2005, duke kërkuar në total 150 vite burg për gjashtë të pandehurit dhe 8 vite për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Luftar Reçi. Në pretencën e dorëzuar përpara Gjykatës së Posaçme, SPAK kërkon dënimin me nga 25 vite heqje lirie për secilin prej të pandehurve: Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe Indrit Rusi. Për të gjithë ata është kërkuar vuajtja e dënimit në burgje të sigurisë së lartë. Detajet e pretencës për secilin të pandehur Viktor Bajraktari (Imeraj): Kërkohen 25 vite burg për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit në...