Viti i ri akademik/ Mbi 20 mijë studentë të regjistruar në raundin e dytë, mundësi zgjedhje deri më 21 tetor

Viti i ri akademik/ Mbi 20 mijë studentë të regjistruar në raundin e dytë, mundësi zgjedhje deri më 21 tetor

Raundi i dytë i regjistrimeve për në universitet mbyllet në fund të kësaj jave në mënyrë që gjithçka të jetë gati më 5 tetor kur dhe do të nis viti i ri akademik. Drejtori i rrjetit akademik shqiptar, Arjan Xhelaj, thotë se deri tani janë regjistruar mbi 20.000 studentë, por ende ka mundësi zgjedhje për maturantët që nuk kanë vendosur se çfarë do të vazhdojnë. “Një shifër mbi 20 mijë maturantë do të jetë numri i maturantëve që do të ulen në auditoret e universiteteve më 5 tetor. Ka ende kuota të tjera të lira. Degët kryesore janë ezauruar, siç e thashë, ato që lidhen me shëndetin, si Mjekësia e Përgjithshme, Stomatologjia dhe disa të tjera, si edhe Inxhinieria dhe Informatika, ku kuotat janë drejt...