“Vijoni reformat dhe dialogun për në BE”- Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Von der Leyen nga Prishtina: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha nga Prishtina se dënimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale ka të bëjë me përgjegjësinë individuale dhe se rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim. Von der Leyen, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti, ka kërkuar që mandati i Gjykatës Speciale të respektohet dhe që mbrojtja të shfrytëzojë të drejtën e apelit. “Asgjë dhe askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës. 1999 është e skalitur dhe vuajtja që e ka pësuar populli juaj do të qëndrojë me ju përgjithmonë. BE-ja është partner i fuqishëm i Kosovës. Mandati i saj duhet të respektohet dhe mbrojtja ka të drejtë të apelojë. Ky aktgjykim ka të bëjë me përgjegjësinë...
Burimi:
javanews.al