VIDEO/ Tensione në Kosovë, deputeti i VV-së tentoi të dilte nga Kuvendi, protestuesit e kthejnë me forcë brenda gardhit!

VIDEO/ Tensione në Kosovë, deputeti i VV-së tentoi të dilte nga Kuvendi, protestuesit e kthejnë me forcë brenda gardhit!

Protestuesit e kthejnë fizikisht brenda rrethojave deputetin e LVV-së që tentoi të dalë nga Kuvendi Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi është kthyer me forcë brenda barrikadave në afërsi të Kuvendit. Protestuesit e kanë kapur atë fizikisht për ta kthyer brenda rrethojave, siç shihet në një video të publikuar nga VOX Kosova. Protestuesit e grumbulluar përreth Kuvendit kanë paralajmëruar se nuk do t’i lënë deputetët të dalin nga aty derisa të votohet edhe në lexim të dytë projektligji për Gjykatën Speciale.