VIDEO/ Shqipëria shpërthen që në minutën e 4-t, Manaj ndëshkon Finlandën!
Zhbllokohet ndeshja në Finlandë, Shqipëria në avantazh në minutën e 4. Krosoi Asllani nga këndorja dhe Manaj shënoi pas goditjes me kokë. Kuqezinjtë e Rolando Maranit e kanë nisur Ligën e Kombeve me ritmin e duhur. Fitorja 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe më pas suksesi 3-0 në transfertë me San Marinon e kanë ngjitur Shqipërinë në krye me pikë të plota. Finlanda është pas saj me 4 pikë, pas fitores 7-0 ndaj San Marinos dhe barazimit 0-0 me Bjellorusinë.
Burimi:
javanews.al