VIDEO/ Rama komenton protestën me vezë në Dublin: Kjo është demokracia, ç’të bëjmë! Një grup vëllezërish e motrash…

VIDEO/ Rama komenton protestën me vezë në Dublin: Kjo është demokracia, ç’të bëjmë! Një grup vëllezërish e motrash…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së një grupi shqiptarësh në Dublin, ku gjatë largimit të tij nga një ambient, protestuesit e qëlluan me vezë dhe lëshuan thirrje kundër qeverisë shqiptare. I pyetur nga mediat për incidentin, Rama u përpoq ta minimizonte ngjarjen, duke e cilësuar atë si një shprehje të demokracisë. Kreu i qeverisë tha se, pavarësisht protestës, ndihej i mirëpritur në Irlandë. “Ky është një vend demokratik dhe qeveriset nga rregulla dhe ligje. Ajo që ndodhi është pjesë e një vendi demokratik dhe ka të bëjë me rregullat dhe ligjet. Ndihem shumë i mirëpritur në Irlandë. Pata një bisedë shumë të mirë në një institut studimor mjaft prestigjioz dhe, po, ishin rreth një duzinë vëllezërish dhe motrash që menduan të më prisnin...