VIDEO – Për vetëm 5 mijë lekë në muaj strehim komod për studentët, përfshirë energjinë dhe ujin…
Studentët që zgjedhin të akomodohen pranë Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve të Bashkisë Shkodër paguajnë 5,000 lekë në muaj, një tarifë që përfshin edhe energjinë elektrike dhe ujin. Në një intervistë, drejtorja e ndërmarrjes, Sindis Sulja, shpjegoi se çmimi ka mbetur i pandryshuar prej vitesh, duke e bërë këtë një alternativë më të përballueshme krahasuar me tregun e qirave në qytet.Sulja bëri të ditur se, krahas akomodimit, studentët kanë në dispozicion mensë, bibliotekë, infermieri dhe shërbim psikologjik. Siguria dhe shërbimi 24 orë janë gjithashtu pjesë e kushteve që ofrohen. Përmes Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve, Bashkia Shkodër ofron një mundësi akomodimi me kosto të përballueshme për të rinjtë që ndjekin studimet në qytet. Sipas drejtores, gjithçka është gati për pritjen e studentëve, me synimin që...
Burimi:
sarandanews.com