VIDEO/ Goli i Olise është e një niveli tjetër, shikoni realizimin e lojtarit të Francës kundër Italisë
Francë–Itali përfundon në barazim 1-1 në “Stade de France”, në një përballje spektakolare të vlefshme për Ligën e Kombeve. Zinedine Zidane nuk arrin ta festojë me fitore ndeshjen e parë në shtëpi si trajner i Francës, ndërsa Italia merr një pikë të rëndësishme në Paris. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me Italinë që pati disa mundësi të rrezikshme. Franca e nisi më mirë fraksionin e dytë dhe në minutën e 55-të gjeti avantazhin. Michael Olise realizoi një gol të bukur nga goditja e dënimit, duke mposhtur Gianluigi Donnarummën dhe duke çuar vendasit në avantazh. Italia reagoi dhe në minutën e 68-të erdhi barazimi. Alessandro Bastoni përfitoi nga një gabim në daljen e Francës dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë...
Burimi:
sportekspres.com