VIDEO/ Etrit Berisha del me të kuq, Shqipëria mbetet me 10 lojtarë! Finlanda barazon ndeshjen

VIDEO/ Etrit Berisha del me të kuq, Shqipëria mbetet me 10 lojtarë! Finlanda barazon ndeshjen

Kombëtarja po luan në Helsinki ndaj Finlandës, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Kombeve, në Grupin C1. Sfida e nisur në orën 15:00 ka marrë një rrjedhë tjetër pasi kuqezinjtë kanë mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të portierit Etrit Berisha në minutën e 22-të. Berisha është ndëshkuar me karton të kuq pas daljes nga zona e rreptësisë, duke lënë Shqipërinë me një lojtar më pak. Në vendin e tij është futur portieri Sherri. Vetëm katër minuta më vonë, në minutën e 26-të, Finlanda ka gjetur golin e barazimit me një goditje të lirë, me Sherrin që ka pësuar golin në portën e Shqipërisë. Shqipëria kishte kaluar në avantazh që në minutën e 4-t. Asllani ka kro­suar nga...