VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!
Për Anis Mehmetin pritja mori fund. Mesfushori i kombëtares shqiptare më në fund është hedhur në fushën e lojës si titullar nga trajneri i Ipswich dhe kjo ndodhi në raundin e 1/16 të finaleve të Kupës së Ligës përballë kampionëve të Anglisë të Arsenalit, edhe pse nuk ia doli dot të triumfojë. Por ai la gjurmë me golin e shënuar për të tijtë. Futbollisti 25 vjeçar në ndeshjet e para të kampionatit në këtë sezon ishte lënë jashtë skuadre, por fitoi shansin që të luajë kundër Topçinjve të Londrës dhe në fakt u përgjigj mjaft mirë teksa në pjesën e dytë arriti të shënojë edhe golin e tij të parë në sfidën e tij të parë si titullar, si për t’i vënë në dukje trajnerit...
Burimi:
javanews.al