Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Vetëm pak orë pasi mazhoranca e PS votoi me 84 vota projektligjin për formulën e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka nxjerrë sot dekretin për shpalljen e ligjit nr. 95/2026, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’”, duke i hapur rrugë hyrjes së tij të menjëhershme në fuqi. Më herët, Kreu i Shtetit kishte dhënë pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit, pas kërkesës së Kuvendit, i cili e kishte argumentuar urgjencën me bllokimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas argumentimit të Kuvendit, shfuqizimi i dispozitave për pagat e magjistratëve nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese kishte bërë që pagesat për gjyqtarët dhe prokurorët të mos...