“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!
Një prej protestuesve të mbledhur para zyrave të EULEX-it në Fushë-Kosovë ka reaguar me lot në sy pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së. Duke folur për gazetarin e A2CNN Xhevahir Qardaku, protestuesi e cilësoi vendimin si të padrejtë, duke thënë se sipas tij, me këto dënime po dënohet edhe lufta çlirimtare e shqiptarëve. Ai thekson se në këto kushte zgjidhja e vetme mbetet bashkimi i kombit shqiptar. “Kemi ardhur spontanisht, presim nesër pasnesër kur të kthehen ata, duhet të marrim masa në vazhdim. Organizimet duhet të jenë të qeta. Kjo s’është drejtësi, është padrejtësi. Le të bëhen tamam si burra të fortë. Ata jetën e tyre e kanë falur që në momentin që kanë hyrë në UÇK. Po dënohet lufta...
Burimi:
javanews.al