Vestappen nuk ndalet: Në Singapor s’kam fituar kurrë, ndjej se kam një detyrim me këtë pistë

Vestappen nuk ndalet: Në Singapor s’kam fituar kurrë, ndjej se kam një detyrim me këtë pistë

Në garën e fundit të Formula 1, zhvilluar në Sepang, piloti holandez Max Verstappen hoqi qafe një barrë që e kishte rënduar që nga fillimi i kampionatit: mundësinë për ta përfunduar sezonin 2026 pa asnjë fitore të vetme. Piloti i Red Bull e arriti këtë sukses pas një fundjave që e dominoi që nga sesioni i kualifikimit e në vazhdim. 4 herë kampioni i botës tani po përgatitet për garën e radhës, atë të Singapor, pistë ku ai ende nuk ka arritur të fitojë. Ky është një synim që Verstappen e ka pasur në mendje pak ditë para garës në pistën qytetase të Marina Bay, e cila do të presë gjithashtu një garë Sprint: “Fitorja në Malajzi ishte një ndjesi e jashtëzakonshme dhe një moment...