Verstappen magjik në Sepang, korr “pole position” e parë sezonal më Red Bull, Hamilton i dyti

Verstappen magjik në Sepang, korr “pole position” e parë sezonal më Red Bull, Hamilton i dyti

3 Tetor 2026 11:09 Telesport Max Verstappen me Red Bull korri të shtunën paradite “pole position” në pistën e Sepang (Malajzi), ku në fakt po zhvillohet gara e Cmimit të Madh të Bahrein. Kjo garë zhvillohet në një pistë tjetër për shkak të problemeve në Lindjen e Mesme. Piloti holandez dha kohën 1’35”250, duke qenë më i shpejti në pistë. Në vendin e dytë u klasifikua britaniku Lewis Hamilton me Ferrari, tri të dhjetat më i avashtë. Pra, dy ikonat e Formula 1 do ta nisin garën nga vija e parë e nisjes garën e së dielës. Ky është “pole” i parë sezonal për Verstappen, me Red Bull që ishte shumë e shpejtë në pistë. Këtë e konfirmon edhe vendi i tretë i Isak Hadjar...