Verdikti në Hagë/ Smith: 385 persona u ndaluan arbitrarisht nga anëtarët e UÇK-së

Verdikti në Hagë/ Smith: 385 persona u ndaluan arbitrarisht nga anëtarët e UÇK-së

Teksa po lexon aktgjykimin, trupi gjykues po rendit atë që, sipas provave të shqyrtuara gjatë procesit, ka ndodhur me personat e ndaluar nga ish komandantët e UCK-së gjatë luftës në Kosovë. “Shumë viktima u arrestuan në shtëpitë e tyre ose në rrugë. Shumë prej tyre u rrahën, u keqtrajtuan dhe iu konfiskuan sendet personale. Provat tregojnë se ata u ndaluan si ‘bashkëpunëtorë’ ose ‘spiunë’. Shumë prej të ndaluarve ishin të lidhur me zinxhirë. Ndër ta kishte mësues, bujq, si edhe në disa raste gra dhe fëmijë. Nuk ka prova që ndonjëri prej tyre të ketë qenë i përfshirë në veprimtari kriminale apo në aktivitete që mund të përbënin kërcënim për UÇK-në. Viktimat u mbajtën në ndalim mbi bazën e thashethemeve. Midis prillit 1998 dhe qershorit...