Verdikti i Hagës, reagon ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Nuk u gjykuan UÇK dhe pavarësia!
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më 16 shtator 2026, në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Në deklaratën e tij, ambasadori theksoi se çështja kishte të bënte me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sipas tij, siç nënvizoi edhe kryetari i trupit gjykues gjatë shpalljes së vendimit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk ishte në gjykim, sikurse nuk ishte as qëllimi për një Kosovë të pavarur. Gjermania, tha ambasadori, e ka mbështetur punën e Dhomave të Specializuara që nga fillimi, me bindjen se ato përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në zbardhjen dhe trajtimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, në forcimin e sundimit...
Burimi:
javanews.al