VERDIKTI I HAGES QË TRONDIT KOSOVËN/ Burime për media: Dy dënohen, dy shpallen të pafajshëm
Vetëm pak orë para shpalljes së aktgjykimit në çështjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së, një informacion i bujshëm qarkullon nga burime të Albanian Post. Sipas burimeve të redaksisë në qarqe të Dhomave të Specializuara dhe të Bashkimit Evropian, vendimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit mund të përfundojë me një skenar të papritur: dy prej tyre të shpallen të pafajshëm dhe dy të tjerë të dënohen. Burimet e paraqesin këtë informacion si me shkallë të lartë besueshmërie, por nuk bëjnë të ditur se cilëve prej katër ish-krerëve do t’u takonte secili përfundim. Po ashtu, nuk jepen detaje mbi masën e dënimeve të mundshme. Megjithatë, ky informacion duhet trajtuar me kujdes. Bëhet fjalë për të dhëna të përcjella nga burime dhe jo për...
Burimi:
ntv.al