Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, reagon dhe BE: Thirrje për vetëpërmbajtje, drejtësia të bëjë punën e saj!
Bashkimi Europian ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në përgjigjen për televizionin “A2 CNN”, thuhet se Dhomat e Specializuara të Kosovës po japin drejtësi përmes zhvillimit të procedurave gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, bazuar në parimin e përgjegjësisë penale individuale. Brukseli u bën thirrje të gjitha palëve në Kosovë dhe rajon për vetëpërmbajtje dhe kërkon që gjykata dhe Prokuroria Speciale të vijojnë punën pa ndërhyrje. Sipas BE-së, drejtësia është veçanërisht e rëndësishme për viktimat dhe familjet e tyre. “BE-ja merr dijeni për vendimin e sotëm të shkallës së parë në çështjen e Prokurorisë së Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Dhomat e...
Burimi:
javanews.al