VENDIMI/ Integrimi, Qeveria ndryshon emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj! Nga Biba te Tomini, ministri Demo ndërrohet me…
Këshilli i Ministrave ka miratuar një ditë më parë disa ndryshime në përbërjen e grupit negociator për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke rishpërndarë përgjegjësitë për disa kapituj të negociatave dhe duke caktuar emra të rinj në rolin e negociatorëve dhe bashkënegociatorëve. Sipas vendimit, Tana Kika dhe Arian Jaupllari do të jenë bashkënegociatorë përgjegjës për Kapitullin 12, që lidhet me sigurinë ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare. Enkelejd Musabelliu merr përgjegjësinë si negociator për Kapitujt 1 dhe 6, ndërsa vijon të jetë bashkënegociator për Kapitujt 28 dhe 30. Ndryshime ka edhe në fushën e financave. Andi Memeti do të jetë negociator përgjegjës për Kapitujt 32 dhe 33, si dhe bashkënegociator për Kapitullin 4. Ndërkohë, Natasha Ahmetaj do të jetë bashkënegociatore për Kapitujt 4 dhe 17....
Burimi:
javanews.al