VELIAJN NË BURG E KA FUTUR RAMA/ Artan Hoxha plas deklaratën e fortë për kryebashkiakun
Gazetari Artan Hoxha ka bërë deklarata të forta për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke drejtuar përgjegjësinë politike te kryeministri Edi Rama. Hoxha deklaroi se, sipas tij, Rama është përgjegjësi kryesor për sistemin e drejtësisë të krijuar pas reformës dhe për pasojat që ai prodhon sot. “Veliajn në burg e ka çuar Rama”, ishte deklarata e Hoxhës, ndërsa gazetari kritikoi qëndrimin e kryeministrit pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë në fuqi masën e arrestit ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Hoxha argumentoi se Rama nuk mund të distancohet nga mënyra se si funksionon sot drejtësia, për sa kohë reforma është miratuar dhe mbështetur gjatë qeverisjes së tij. Gazetari ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi rezultatet konkrete të hetimeve për korrupsion ndaj figurave të larta...
Burimi:
ntv.al