Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

Aktori Laert Vasili tha se veprimet që janë kryer në Shqipëri ndaj efektivëve, duke i goditur apo pështyrë në fytyrë, nuk mund të ndodhin në një vend si SHBA. “Në qoftë se shkoni në SHBA dhe godisni një efektiv të policisë, i pështyni në surrat, dhe shkoni këndoni para surratit, i dridheni dhe i spërdridheni, shkoni bëjeni në SHBA dhe shihni reagimin!”, tha Vasili në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, ku u përfshi në një debat me gazetarin Lufti Dervishi. Ky i fundit u kundërpërgjigj duke e pyetur aktorin nëse ndodh në SHBA që drejtori i policisë t’u shërbejë kriminelëve. Vasili e konsideroi këtë çështje tjetër, duke theksuar se nuk mund të futen në një trastë policët, sikurse edhe protestuesit. “Është termë tjetër...