Urgjencat përballë rreziqeve, Zaimi: Kapacitetet duhen deri dyfishuar, gatishmëri edhe për epidemi të reja

Urgjencat përballë rreziqeve, Zaimi: Kapacitetet duhen deri dyfishuar, gatishmëri edhe për epidemi të reja

Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për planin e masave në rast emergjencash që lidhen jo vetëm me ndryshimet klimatike. Shefi i Shërbimit të Urgjencës në QSUT, prof. Edmond Zaimi, thekson se shërbimet e urgjencës duhet të jenë të përgatitura në çdo rast. Por cilat janë rreziqet që kanosin edhe Shqipërinë, për të cilat sistemet shëndetësore duhet të jenë gati? Sipas Zaimit, kapacitetet në shërbimet e urgjencave duhen deri dyfishuar. Pandemia e COVID-19 në vitin 2020 i gjeti sistemet shëndetësore të papërgatitura dhe ndaj OBSH u bën thirrje qeverive, në mënyrë që të jemi të përgatitur për epideminë X.