URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat
Partia Demokratike nuk pret marrëveshjen me aleatët opozitarë për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Paralelisht me negociatat për një kandidat unifikues, selia blu ka udhëzuar degët të nisin identifikimin e kandidatëve për kryetarë bashkie. Sipas udhëzimit kërkohet që propozimet të vijnë jo vetëm nga anëtarët e PD-së, por edhe nga studentët, pedagogët, akademikët dhe shoqëria civile, përfshirë ata që janë pjesë e protestës. Degët kanë afat deri më 30 nëntor për të dorëzuar emrat. Kandidaturat do të kalojnë më pas në filtrin e Komisionit të Seleksionimit, përpara procesit të primareve, të cilat mbeten pjesë e statutit të PD-së. Udhëzimi: Zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor zhvillohen pas miratimit të njëanshëm të Reformës Territoriale nga Partia Socialiste, e cila shkriu 15 bashki duke reduktuar hartën...
Burimi:
javanews.al