Unioni Turistik Shqiptar ngre alarmin për protestat: Rrezikohet imazhi i Shqipërisë
Unioni Turistik Shqiptar ka reaguar për protestat e studentëve dhe të rinjve në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, duke kërkuar ruajtjen e paqes sociale, shmangien e përshkallëzimit të tensioneve dhe hapjen e dialogut mes qeverisë dhe protestuesve. Në deklaratën e tij, Unioni thekson se e drejta për të protestuar është një vlerë themelore demokratike, por u bën thirrje pjesëmarrësve të ruajnë karakterin paqësor të tubimeve dhe të shmangin veprimet që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve apo dëmtojnë bizneset private. Organizata shpreh shqetësimin se pamjet e dhunës dhe pasigurisë, të përcjella edhe nga mediat ndërkombëtare, mund të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik, besimin e vizitorëve të huaj dhe marrëdhëniet me operatorët ndërkombëtarë. Sipas Unionit, kjo situatë mund të ndikojë edhe te sipërmarrjet...
Burimi:
ntv.al