Yamal nuk dorëzohet: Nuk ka mbaruar, do të japim gjithçka në ndeshjen e kthimit
Operacioni “përmbysja” filloi menjëherë pas fishkëllimës së fundit. Në mendjen e Hansi Flick, Barcelona kishte filluar tashmë të luante ndeshjen e kthimit kundër Atlético Madrid. Humbja 0-2 në Camp Nou peshon shumë, por ende nuk është thënë fjala e fundit. Të paktën jo për një ekip që i përmbahet çdo detaji për ta besuar. Historia na tregon se përmbysjet kanë ekzistuar gjithnjë, por Barça mbështetet në numra dhe ndjesi. Në Metropolitano, në takimet e fundit, “blaugrana” shpesh kanë shënuar. Sinjali më i fortë, megjithatë, vjen nga dhoma e zhveshjes. Lamine Yamal ishte i pari që foli: “Nuk ka mbaruar, do t’i japim gjithçka“. Fjalët e tij pasqyrojnë shpirtin e një ekipi që e di se tani duhet të bëjë diçka më shumë, shumë më tepër....
Burimi:
telesport.al