U ankua në Kushtetuese/ “Demokracia në Veprim” kundërshton vendimin e presidentes Osmani për anëtarët e KQZ-së Kosovë!

U ankua në Kushtetuese/ “Demokracia në Veprim” kundërshton vendimin e presidentes Osmani për anëtarët e KQZ-së Kosovë!

Koalicioni i organizatave joqeveritare që monitorojnë procesin zgjedhor në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV) e ka kundërshtuar vendimin e presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani, pasi ajo iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për sqarim lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas DnV-së, ky veprim i Osmanit “vonon kompletimin e institucionit në një moment kur funksionaliteti i tij është thelbësor për integritetin e proceseve zgjedhore”. Një ditë më parë, Presidenca tha se partitë parlamentare kanë propozuar më shumë kandidatë për anëtarë të KQZ-së seç parashihet në Kushtetutë dhe Osmani do t’i emërojë ata sapo “të marrë përgjigje” nga Kushtetuesja. DnV-ja në reagimin e saj tha se mënyra e përbërjes së KQZ-së është e përcaktuar qartë në kuadrin kushtetues dhe ligjor përmes modelit të përfaqësimit,...