Sulmet ndaj anijeve rrezikojnë furnizimin global me naftë
Pamjet e filmuara me telefon, që tregojnë flakë të mëdha dhe tym të dendur të zi që ngrihet nga një anije në Ngushticën e Hormuzit, rrisin shqetësimet se konflikti mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit mund të ndërpresë furnizimin global me naftë. Kjo ngushticë është një rrugë jetike tregtare për transportin global të naftës dhe gazit të lëngshëm natyror. Anija “Skylight” – një cisternë nafte dhe kimikatesh me peshë prej 7.600 tonësh – ndodhej në veri të portit Khasab në Oman, pranë pikës më të ngushtë të Ngushticës së Hormuzit, ku korridori i lundrimit është vetëm 3 kilometra i gjerë. Ajo ishte një nga tri anijet civile që raportohet se u qëlluan më 1 mars, ndërkohë që edhe Komanda Qendrore e SHBA-së tha se goditi një...
Burimi:
vizionplus.tv