Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po protestojnë sot në Shkup, 6 prill, për të drejtën e dhënies së provimeve në gjuhën shqipe. Besar Sejdiu, kryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, bëri thirrje për mbështetje të gjerë qytetare ndaj kësaj proteste paqësore, e cila do të mbahet të hënën në kryeqytet. Sipas njoftimit, protesta do të nisë në orën 12:30 nga Ura e Gurit. Studentët kërkojnë që e drejta e dhënies së provimeve të jurisprudencës në gjuhën shqipe të zbatohet në praktikë, një e drejtë që, sipas Kushtetutës dhe ligjit, është e garantuar, por nuk po respektohet aktualisht. Sejdiu deklaroi se moszbatimi i kësaj të drejte prej vitesh po krijon pengesa serioze për studentët shqiptarë, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e...