Siner- Alkaraz, sërish një finale me ‘raketa’

Siner- Alkaraz, sërish një finale me ‘raketa’

Sërish ata. Janik Siner dhe Karlos Alkaraz do të përballen në finalen e ATP Masters 1000 në Monte Karlo Italiani dominoi gjysmëfinalen e tij kundër Zverev, duke fituar 6-1, 6-4 në një orë e njëzet e dy minuta lojë. Nga ana e tij Alkaraz kapi finalen duke mposhtur Vacherot 6-4 në afërsisht të njëjtën kohë, pavarësisht se pësoi një ndërprerje në setin e dytë. Një fakt inteersat për dy kampionët: Duke numëruar 16 ndeshjet zyrtare midis tyre, ata luajtën gjithsej 3,302 pikë, me secilin prej tyre që fitoi 1,651. Një arritje vërtet e pabesueshme që demonstron barazpeshën e këtyre dy gjenive. Kështu Siner dhe spanjoli Alkaraz do të përballen përsëri me njëri-tjetrin nesër për titullin e këtij aktiviteti në tenis. Post navigation