Shkarkime dhe emërime në disa institucione, çfarë ka vendosur Këshilli i Ministrave
Këshilli i Ministrave ka vendosur miratuar disa emërime dhe lirime nga detyra në institucione të rëndësishme shtetërore. Vendimet prekin poste drejtuese në ministri, prefektura, si edhe në institucione qendrore. Erlind Sulo është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Nga detyra është liruar Piro Misha, drejtori i Bibliotekës Kombëtare. Emiljan Jani, prefekt i Qarkut të Durrësit po ashtu është liruar nga kjo detyrë duke u zëvendësuar nga Adrian Gurra. Nertil Jole është liruar nga detyra si prefekt i Qarkut të Korçës, ai u zëvendësuar nga Florinda Zegullaj. Sipas vendimit të këshillit të ministrave, nga detyra është liruar edhe Shkëlqim Hajdari, i cili mbante detyrën e inspektorit të Përgjithshëm.
Burimi:
opinion.al