“Sali Berisha e ka bunkerizuar PD, me njerëz besnik”/ Protesta, gazetari: Duhet të prevalojë rregulli

“Sali Berisha e ka bunkerizuar PD, me njerëz besnik”/ Protesta, gazetari: Duhet të prevalojë rregulli

I ftuar ne nje studio televizive gazetari Reldar Deda u shpreh se protestat duhet të mbeten paqësore dhe jo të rrëshqasin drejt ekstremizmit politik. Megjithatë, ai argumentoi se, pavarësisht kritikave, PD mbetet e vetmja forcë opozitare që përballet me mazhorancën duke shfrytëzuar revoltën qytetare. Deda kritikoi edhe qasjen e ndërkombëtarëve ndaj opozitës. “Sa i përket mënyrës se si po vepron PD-ja nuk mund të kërkosh sjellje tjetër. Nuk ka çfarë jep. Protestat duhet të jenë paqësore. Nuk përfiton asgjë nga ekstremizmi politik. Megjithatë, mirë apo keq, PD është e vetmja që i ka dalë ballë mazhorancës me indin e revoltës qytetare. Ndërkombëtarët duhet të komunikojnë me opozitën pavarësisht non-gratës. Ata nuk duhet t’ua imponojnë liderin demokratëve. Kriza në Shqipëri është shkaktuar nga ndërkombëtarët”, tha Deda....