Rritja e çmimit të karburanteve, Policia kap në flagrancë dy persona duke vjedhur naftë

Rritja e çmimit të karburanteve, Policia kap në flagrancë dy persona duke vjedhur naftë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për vjedhje të naftës në rrugën “Mehmet Xhevori” në Prishtinë, të enjten. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë kapur duke vjedhur naftë. Si provë materiale janë sekuestruar një akumulator dhe pajisje të tjera”, thuhet në raport. Nafta e vjedhur i është kthyer pronarit, ndërsa me vendim të prokurorit, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.