Ronaldo largohet me avionin privat nga Arabia Saudite për në Spanjë, pas sulmeve nga Irani
Cristiano Ronaldo u largua nga Riyadh drejt Madrid, pasi Asian Football Confederation suspendoi ndeshjet e Rajonit Perëndimor të AFC për shkak të luftës në Iran dhe sulmeve me dronë e raketa në Gjirin Persik. Sipas të dhënave të Flightradar24, avioni privat Bombardier Global Express i yllit portugez u nis nga Riyadhi rreth orës 21:00 me kohën lokale të hënën dhe mbërriti në Spanjë gjatë natës së së martës, duke kaluar mbi Egjipt dhe Mesdhe. Sulmuesi 39-vjeçar i Al-Nassr u largua nga Arabia Saudite pasi ndeshja e tij e çerekfinales së AFC Champions League kundër Al-Wasl u shty. Fillimisht, ajo ishte planifikuar për të mërkurën në Dubai. Shtetet e Bashkuara njoftuan se ambasada e tyre në Riyadh u godit nga dy dronë në mëngjesin e së...
Burimi:
vizionplus.tv