Rodri dhe Real Madridi, zgjidhje brenda 24 orësh për… 100 milionë euro

Rodri dhe Real Madridi, zgjidhje brenda 24 orësh për… 100 milionë euro

29 Korrik 2026 18:55 Telesport Sipas AS, 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për transferimin e Rodri-t drejt Real Madridit. Klubi madrilen ka arritur prej kohësh marrëveshjen për kushtet personale me “MVP-në” e Botërorit, por duhet gjetur gjuha e përbashkët mes dy klubeve. Te Manchester City ende kanë shpresa se spanjolli mund të rinovojë kontratën aktuale, e cila skadon në qershor të vitit 2027. Vetë lojtari ka refuzuar vazhdimisht propozimin e “Qytetarëve” dhe dëshira e tij është e qartë tashmë që do të veshë fanellën e “Los Blancos”. Në anën tjetër, Real Madridi është i bindur se do ta mbyllë marrëveshjen për rreth 40 deri në 50 milionë euro, plus pagën e lojtarit, kështu që mbërritja e mesfushorit mund të vlerësohet në afërsisht...