Rikthehen si kampionë në Superiore, te Laçi nisin largimet

Rikthehen si kampionë në Superiore, te Laçi nisin largimet

Zhvilluan një sezon brilant në Kategori të Parë me kulmin e tyre në sfidën e fundit ndaj Skënderbeut në Korçë (0-1). Laçi me 28 ndeshje radhazi pa humbje, mbylli si kampion në inferiore me 79 pikë duke dominuar këdo që i ofroi kalendari. Grupi i futbollistëve me moshën më të re në këtë nivel (22.0 vjeç) por me vlerën në ‘Transfermarkt më të lartë 3.23 milion, mbylli me festë dhe më pas u shpërnda për të pritur axhendën e verës teksa bardhezinjtë do të bëhën gati për edicionin e 26-të në Abisnet Superiore. Sidoqoftë, fakti që disa futbollistë që shkëqyen janë në përfundim kontrate mund të jetë problemi i ri te ta. Talentë të tillë si kapiteni Arlind Kurti, dhe futbollistë të tjerë si Olsi...