“Protesta i ka shpallur luftë establishmentit 35-vjeçar”/ Aktivisti: I gjithë eskalimi i situatës është provokuar
Sot mbahet dita e 35 e protestës në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama. Aktivisti Erjon Murataj në një intervistë televizive, foli për protestën para Kuvendit e cila u shoqërua me tensione e përplasje. Ai theksoi se protestuesit janë dhunuar dhe kjo është një gjë skandaloze. Gjithashtu shtoi se protesta i ka shpallur luftë establishmentit 35-vjeçar. “Qytetarët kanë shkuar t’i kërkojnë llogari atyre që kanë zgjedhur. Unë kam qenë vetë atje atë ditë. Por i gjithë eskalimi i situatës është provokuar, janë shkelmuar gra e pleq. Nuk ka ndonjë lajm të jashtëzakonshëm për faktin që qytetarët protestojnë. Kryeministri flet për një realitet anormal. Kemi marrë vesh se në paraburgim janë dhunuar protestuesit e arrestuar. Njerëzit që duhet të presin drejtësi, dhunohen nga ata që presupozohet se...
Burimi:
sot.com.al