Prejardhja gjenetike e Fisit të Hotit
Hoti është një prej fiseve më të vjetra të veriut. Territori kryesor i Hotit shtrihet pjesërisht në Mal të Zi dhe pjesërisht në Shqipëri, por ka edhe fshatra Hot në troje të tjera shqiptare, dhe shumë familje të tjera të fisit Hot, të shpërndara në krahina të ndryshme. Hoti është një prej fiseve me gojëdhënat më të imtësishme rreth prejardhjes së tij, prandaj rezultatet gjenetike kanë interes jo vetëm për zbulimin e prejardhjes, por edhe për krahasimin me këto gojëdhëna të trashëguara në breza. Historia dhe gojëdhënat Ndër fiset e sotshme shqiptare, Hoti është fisi që shfaqet më herët në dokumentacionin historik mesjetar. Që në vitin 1330, shfaqet toponimi Malet e Hotit afër Plavës (aty është edhe sot fshati Hot), kurse në fillim të shek.XIV...