Pezullimi i Ballukut, Rama: Të hënën depozitojmë nismën për ndryshimet ligjore
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se ditën e nesërme, bashkë me Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën, do të depozitojnë nismën për ndryshimet ligjore që lidhen me kompetencat e gjyqësorit, pas vendimit për pezullimin e ministres Belinda Balluku.Komentet Rama i bëri në podkastin e tij ‘Flasim’, ku tha se pushteti gjyqësor nuk mund të ndërhyjë në punën e pushtetit ekzekutiv. Rama tha gjithashtu se nisma për ndryshime ligjore do i paraqitet fillimisht grupit të PS-së dhe do të jetë transparente për publikun. Më pas sipas kryeministrit do të kalojë në Kuvend. Pjesë nga fjala e Ramës: Dua të ndalem edhe për një sqarim të nevojshëm lidhur me konkluzionet e mbledhjes së grupit parlamentar këtë javë pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sepse përsëri, si zakonisht, fillon qarkullon...
Burimi:
opinion.al