Pasiguria financiare, burrat shqiptarë, rekord në Europë për moshën kur duan të dalin në pension
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin në Europë, burrat shqiptarë janë ata që duan të lënë punën më vonë se çdo popull tjetër në Europë, sipas raportit më të fundit të Anketës Europiane të Kushteve të Punës (EWCS 2024). Mesatarisht, ata deklarojnë se do të dëshironin të punonin deri në moshën 67.4 vjeç, niveli më i lartë mes 35 vendeve të analizuara, që përfshijnë vendet e Bashkimit Europian, Ballkanin Perëndimor, vendet e EFTA-s dhe disa shtete të tjera europiane. Shifra e Shqipërisë është dukshëm më e lartë se në vendet e tjera. Pas saj renditen Danimarka (66.5 vjeç), Norvegjia (65.9), Suedia (65.9) dhe Holanda (65.5), vende me disa nga standardet më të larta të jetesës dhe sistemet më të zhvilluara të...
Burimi:
sot.com.al