Pasi sulmet izraelite dëmtuan infrastrukturën energjetike, Irani rinis eksportet e gazit drejt Irakut
Furnizimet iraniane me gaz në Irak kanë rifilluar me një ritëm prej pesë milionë metrash kub në ditë, tha të shtunën zëdhënësi i ministrisë irakiane të energjisë elektrike, Ahmed Moussa. Flukset ishin ndalur pasi Izraeli sulmoi fushën kryesore të gazit të Iranit, Parsin Jugor, të mërkurën. Pesë milionë metra kub gaz aktualisht është një pjesë e vogël e 50 milionë metrave kub të kontraktuar. Zyrtarët irakianë thonë se vëllimet do të rriten gradualisht, por nuk kanë dhënë as një afat kohor dhe as detaje mbi dëmet në objektet iraniane të gazit. “Pas rifillimit të furnizimeve me gaz iranian, rrjeti kombëtar ka regjistruar stabilitet në prodhim në 14,000 megavat”, tha Moussa.
Burimi:
ntv.al