Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Nga Nazim Rashidi Qëndrimi i gabuar me vite se “Maqedonia është vetëm e maqedonasve dhe pastaj e të tjerëve”, për ta është lëkundur. Ajo që ndodh tani, nëse tërhiqen paralele me studimet, është se një pjesë e madhe e tyre, pra maqedonasit, tani duan të rikthejnë diçka që, sipas tyre, e kanë humbur. Pas protestës për provimin e jurisprudencës nga studentët shqiptarë në Shkup, reagimet e maqedonasve janë të tmerrshme. Rrjetet sociale vlojnë me urrejtje. Më kujton një atmosferë të pas viteve ’90 ku shoqëria ishte e mbushur me tensione ndëretnike dhe urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve. Por, nëse për atë periudhë shpjegimi ishte se e gjitha vinte nga narracioni serb, më mundon disi shpjegimi se pse ndodh sot po e njëjta? Maqedonia e Veriut ka...