Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë nisur një protestë, e nxitur nga fakti që nuk u lejohet ta mbajnë provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare, pra shqipen. Studentët kanë vendosur pankarta në qendër të Shkupit, me mbishkrime për të drejtat e tyre.“Ligji në letër, diskriminim në praktikë”, shkruhet në një njërën prej pankartave, teksa një numër i madh kanë marrë pjesë. Ky provim i domosdoshëm për ushtrimin e profesionit juridik si avokat, gjyqtar apo prokuror, në praktikë zhvillohet kryesisht në gjuhën maqedonase, edhe pse shqipja ka ligjërisht status zyrtar. Argumenti i studentëve është se kjo situatë krijon një pengesë për ta dhe shumë pabarazi, pasi kufizon mundësitë e tyre profesionale dhe ndikon drejtpërdrejtë në përfaqësimin e shqiptarëve në sistemin gjyqësor të vendit...