Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Një makinë luksoze “Mercedes Benz AMG G63”, që kap vlerën e 250 mijë eurove, rezultoi të ishte e vjedhur në Gjermani. Një hetim i Antitrafikut të Tiranës mundi të zbulojë rastin, për të cilin u shpall në kërkim një 34-vjeçar që dyshohet se e solli brenda vendit me qëllim shitjen. Si ky rast, janë me dhjetëra të zbuluara nga policia. Vetëm gjatë 3 muajve të parë të vitit 2026 janë 45 raste makinash dhe mjetesh të tjera motorike të trafikuara. Të dhënat e Policisë së Shtetit flasin për 234 raste në total përgjatë vitit që lamë pas. Numrin më të lartë e kanë muajt janar, prill dhe korrik 2025, përkatësisht me 29, 26 dhe 24 raste. Kodi Penal në Shqipëri për këtë vepër është relativisht...